Hyn në librin Gines pasi dhuron 325 litra qumësht gjiri (FOTO)

Një nënë nga Teksasi, SHBA ka hyrë në librin e rekordeve Gines si dhuruesja më e madhe e qumështit të gjirit.
Alicia Richman, 28 vjeç, ka dhuruar 325 litra qumësht gjiri nga qershori 2011 deri në mars të vitit 2012. Qumështi i saj ka shkuar për një organizatë bamirëse, që ndihmon të lindurit me probleme ushqimi. Ajo tha se gjithmonë nxirrte me pompë qumësht nga gjiri, pasi kishte pafund. Ajo nisi të dhuronte qumështin menjëherë pasi lindi djalin e saj, që tani është 19 muajsh. “Ndjej sikur Zoti më ka bekuar mua me kaq shumë qumësht dhe se duhet të bëja diçka speciale me të. Ka nevojë për të, pasi ka kudo bebe që kanë nevojë për qumësht gjiri për të mbijetuar”. Alicia ka thyer rekordin e mëparshëm, që ishte vetëm 87 litra. Ajo thotë se do të thyejë rekordin e saj kur të bëjë fëmijën e dytë, ndërkohë që fton femrat kudo që të japin qumësht gjiri.