Jeton 6 muaj pa zemër, më pas vdes

37 vjeçari çek, baba i një fëmije, ishte prekur nga një formë e rrallë dhe tejet agresive tumori, pranoi të shndërrohej në personin e parë që i nënshtrohej operacionit të paprovuar më parë, që zëvendësoi zemrën e dëmtuar me dy pompa mekanike që kryenin funksionin e saj.
Mjekët u shprehën se pompa i realizoi të gjitha funksionet e saj dhe se Halik ndërroi jetë për shkak të bllokimit të mëlçisë, si pasojë e tumorit dhe jo prej defekteve në “zemrën e re”. Halik, me profesion zjarrfikës, ishte vendosur në listën e personave në pritje të një transplanti, në momentin kur ndërroi jetë.