Kinezi që sfidoi dhimbjen. Ja Si qëndron majë një gozhde… (video)

Është mjeshtër në kung fu, por ka edhe një tjetër aftësi, që falë Youtube, ka bërë xhiron e botës. Zheng Zhenyong nga Kina është në gjendje që të qëndrojë kokëposhtë, duke u mbështetur mbi një gozhdë, pa e prishur ekuilibrin.
Siç do të shikoni edhe në videon e mëposhtme, është krijuar një mini platformë, e cila e mban gozhdën të qëndrueshme. Zheng ka thënë se tashmë është mësuar me dhimbjen, të cilën e ka sfiduar. Si ia ka dalë mbanë? Ai është stërvitur duke u vetëqëlluar në kokë me tulla, apo u ka kërkuar ndihmë miqve që ta godisnin me sende të rënda. Pas kësaj stërvitjeje ekstreme, dhimbja nuk i bën më përshtypje… Ndiqni për më shumë videon e mëposhtme.