Komentatori ofendon futbollistët myslimanë (VIDEO)

Gary Lineker, ish-futbollisti i famshëm i kombëtares angleze të futbollit dhe aktualisht komentator në televizione, ka kërkuar falje publike pasi u tall me dy futbollistë myslimanë të cilët festuan një gol duke u ulur në gjunjë dhe duke ulur kokën në tokë në pozicionin e faljes.
Lineker ishte duke komentuar golat e Ligës së Kampioneve në televizionin Al Jazeera që i drejtohet audiencës në Lindjen e Mesme kur bëri gafën. Siç transmeton Top-Channel, gafa u bë gjatë ndeshjes Schalke 04-Monpellier, ku Lineker komentoi kështu momentin kur lojtari i ekipit francez u përkul në tokë: “Një gol i mrekullueshëm nga Karim Ait-Fana, i cili shënon nga jashtë zone e më pas… nis të hajë bar”. Ky koment mori shumë kritika. “Fraza e Linekerit ishte shumë idiote dhe tregoi injorancën e tij”; “Do të shkoj në xhami për faljen e të premtes ose për të ‘ngrënë bar’ siç thotë Lineker” – këto ishin disa nga reagimet në internet.