Momentet prekëse kur shpëtohet një elefant bebe (VIDEO)

Shumë prej nesh që fëmijë janë dashuruar pas elefantëve të vegjël. Prandaj edhe kjo video e mëposhtme është kaq speciale.
Një ekip shpëtimi i projektit të ruajtjes së jetës së egër Amboseli Trust for Elephants, ka hedhur videon ku tregon se si shpëtohet një elefant i vogël tetëmuajsh. Ai ka mbetur në një pus të cekët dhe nëna e tij sheh e pafuqishme për ta ndihmuar. Për fat ekipeve të shpëtimit u erdhi lajmi shpejt dhe dërguan makinat e tyre për të ndihmuar. Ata duhej ta shpëtonin elefantin e vogël përpara se turma ta detyronte nënën e tij të largoheshin bashkë dhe ta linin pas atë. Ngjarja ndodhi në Kenia.