Shet gruan per 105 euro se donte te blinte alkool (VIDEO)

Medula Rajender, 42 vjeç nga Karimnagar i Indisë qendrore, u arrestua, pasi i biri e denoncoi.Një punëtor i alkoolizuar në Indi është akuzuar se u përpoq të shesë të shoqen për 105 euro, me synimin për të blerë më tepër alkool.
Medula Rajender, 42 vjeç nga Karimnagar i Indisë qendrore, u arrestua, pasi i biri i gruas bëri denoncim në polici. Rajender tentoi të shesë Medula Ammayi, 36 vjeç, për 6000 ruppees (105 euro), pasi i duheshin para për të shpenzuar në lidhje me nevojën e tij për alkool.Ai e detyroi gruan të shkonte në qytetin e Chandurthi me të dhe e la në një stacion autobusi, ndërkohë që i tha se duhet të priste aty që të vinte ta merrte blerësi. “U shokova kur më tregoi se më kishte shitur për 6000 rubla te një blerës në Korutla – tregon gruaja -. U martova me Rajender 30 vjet më parë, por nuk e imagjinoja dot as në ëndrrën time më të egër se do të bënte një veprim të tillë të ulët”.