Super insektet që nuk shihen me sy, por që janë tepër të rrezikshme(FOTO)

Ato janë krijesa të njohura nga njeriu, që mund të mbijetojnë dhe në hapësirat më të thella atje ku mund të themi se nuk ka jetë. Krijesa që të ngjallin frikën, në fotot në krah është ari uji, i njohur zyrtarisht si tardigrade,
Springtail, larva mushkonjë etj që pavarësisht se kanë njëgjatësi sa një pjesë e milimetrit, shquhen si dembele, janë pothuajse të pathyeshme Ju mund ti ngrini disa prej tyre në temperaturë nga 0 gradë deri në minus 273C, ti mbani pa ujë për një dekadë në çdo lloj presioni ose ti dërgoni në vakum në hapësirë ku ai mund të mbijetojë më shumë se dhjetë ditë pa ndonjë dëm, janë përsëri të pathyeshme. Këto janë insektet apo çimkat me mikro-përmasa të jashtëzakonshme që jetojnë në kopshtet tona apo madje edhe në organet tona dhe rrobat tona. Nuk shihen me sy por janë përdorur mikroskopë 3D tepër të fuqishëm që kanë sjellë imazhet e paraqitura në foto me një zmadhim deri në 500 herë. Springtail është një nga mikro-krijesat më të bollshme në planet, i llogaritur deri në 100 000 për metër kub. Ato i përshtaten terrenit ku jetojnë, duke ndryshuar ngjyrën. Janë tepër të rrezikshme pasi shkaktojnë probleme me frymëmarrjen dhe astmën.