Vali Corleone ne tunelin e Kalimashit 240km/h (VIDEO)

“Princi” nga Gjilani ka vozitur afërisht 240 km/h nëpër Tunelin e Kalimashit, gjatë një udhëtimi drejt një Klubi nate në Tiranë. A deshi të dëshmojë se është më i mirë se Schumacher? Corleone ka nisur t’i dëshmojë në vepra ato që i tha disa ditë më parë në intervistën “Zona e Lirë”. Atij vërtetë i pëlqen të vozis shpejtë makinën e tij luksoze. Corleone ka deklaruar se është vozitës më i mirë se mbreti i Formulës 1, Michael Schumacher, raporton KosovaTimes.
“Princi Vali Corleone” ka postuar një video ku shihet me ekskortën e tij me vetura luksoze duke marshuar nëpër Tunelin e Kalimashit. Ai thotë se ka qenë duke udhëtuar për në Tiranë, në një Klub nate. Pas një ndaljeje prej disa minutash në tunel, Vali vozitë me shpejtësinë 220 kilometra në orë. Në të gjitha makinat e tij, në anën e pasme, në vend të targave shkruan “Vali Corleone”.