5 mijë rosa,kaos në trafik!

Një fermer kinez shkaktoi kaos në trafik kur nxori për të ushqyer tufën e tij prej më shumë se 5 mijë rosa.
Ai së bashku me një ndihmësin e tij, të armatosur vetëm me një kallam në dorë, përshkroi gati një kilometër në rrugë me tufën e rosave. Ngjarja ndodhi në qytetin Taizhou, me rreth 6 milion banorë. Fermeri krenar tha se asnjë rosë nuk humbi.