82-vjeç e virgjër - e bon "sefte" me shqiptarin!

E rrallë dhe e paparë, një plakë plot 82 vjeçe greke ka bërë seks për herë të parë në jetë me një të ri shqiptar, por akti i nxehtë nën avuj epshi e ka rrëmbyer të tërën aq sa ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, i cili citon burime zyrtare nga Qendra Spitalore e Athinës. Por, për 82 vjeçaren helene nuk ka ndodhur kështu. Pasi kaloi adoleshencën, rininë, u bë mesogrua dhe më tej nisi të thyhej në moshë, kurrë ama nuk pranoi ta prishte virgjërinë. Kaloi plot 81 vjet të jetës së saj pa bërë kurrë seks, pa shijuar kurrë çastet që i kishte parë shumë herë në TV dhe i kishte dëgjuar shumë herë, por që kurrë nuk i kishte provuar. Prej disa vitesh, 32 vjeçari shqiptar punonte si ndihmës në shtëpinë e gjyshes që i thërriste “Jaja”. Plaka e kishte punësuar për ta ndihmuar në punët e kopshtit dhe të shtëpisë. Këto ditë plaka po e shihte me syrin ndryshe të riun shpatullgjerë që vërtitej në shtëpi duke punuar. Plakës iu te keqani që të bënte seks me të. Pa një pa dy, nuk e ka zgjatur më, por duke parë njëri-tjetrin ai i është hedhur në krahë dhe kanë nisur kështu një natë epshore. Por, plaka ishte e virgjër dhe akti seksual e ka dëmtuar. Kur i është shqyer cipa e virgjërisë, plaka pati një gjakderdhje serioze dhe djaloshi shqiptar u tremb shumë. Ai kërkoi ndihmën e policisë dhe në pak minuta atje mbërriti një autoambulancë. (NOA)