Angelina reagon ndaj medieve serbe

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, ka reaguar ndaj shkrimeve në mediat serbe, sipas të cilave, ajo ka deklaruar se duhet të eliminohet “krijesa gjenocidale- Republika Serbe e Bosnjës”.
“Mos besoni krejt çfarë lexoni. Ata shkatërrojnë drunj të mirë për të bërë gazeta të këqija”, ka shkruar aktorja në profilin e saj në Twitter, duke shtuar se është e habitur pse i gjithë kombi serb beson në një informatë të fabrikuar të gazetave, të bazuar në një e-mail të rrejshëm. Nga ana tjetër, redaktori i gazetës që ka publikuar deklarimet e aktores e ka ftuar Angelinan dhe këdo tjetër që të shkojnë ta shohin e-mailin.