Futbolli i ri: Një top, tri skuadra dhe tre gola

Televizioni norvegjez TV2 sërish shokoi opinion publik me idenë për një version të ri të lojës së futbollit, kësaj here atij ku tri skuadra ndeshen për njëherësh mes vete duke luajtur secila kundër tjetrës.
Për ndeshjen e parë në histori të kësaj loje “futboll treshe”, janë përzgjedhur ekipet Honefos, Kongsvinger dhe Haugesund, kurse rregullat ishin të thjeshta: qëllimi ishte të mposhten dy rivalët tjerë. Në video, duke klikuar në CC mund ta lexoni versionin e shkruar në anglisht, që do të zbulojnë edhe aleancën e dy skuadrave kundër të tretës, por vetëm deri në fund ë pjesës së parë. TV2 edhe më herët ka dalë në opinion me “ide” të lojës së futbollit ndryshe, sië ishte ai kur trajnerët kishin të drejtë të përdorin elektroshokun për të”qortuar” lojtarët e vet gjatë lojës, si dhe “futbollin qesharak me balonë”