Kinezi vjedhë portofolio me shkopa të orizit (Video)

Ato shkopa që në Kinë i mbajnë për të kapur orizin, një burrë i përdor për bastisje.
Disa kanë vështirësi t'i përdorin, por disa i luajnë me një mjeshtri aq të madhe, sa që i shndërron në një mjet krimi. Janë pikërisht shkopat e famshëm që në Kinë i mbajnë për të kapur ushqimin (kryesisht orizin), mirëpo që një burrë i përdor për të vjedhur portofole. Ai është filmuar duke bërë vjedhje të tilla, vetëm përmes shkopave që si me "magji" bëjnë të mundur bastisjet e kalimtarëve.