Një femër astronautja e parë pakistaneze

Do të jetë një femër ajo që do të shndërrohet në personin e parë pakistanez që udhëton drejt hapësirës.
Bëhet fjalë për 37-vjeçaren, Namira Salim që ka vendosur të shpenzojë 200 mijë dollarë nga pasuria e familjes për të ndërmarrë një udhëtim turistik drejt hapësirës. “Më pëlqen ideja e të qenurit austronatja e parë pakistaneze. Do të jetë njësoj sikur të jem një princeshë speciale e vendit tim, ndoshta edhe më mirë”, thotë Salim. 37-vjeçarja pagoi 200 mijë dollarë në vitin 2006 pasi u përzgjodh nga lista e 44 mijë aplikuesve për të ndërmarrë një udhëtim turistik në hapësirë. Ideja e ndërmarrjes së udhëtimeve turistike në hapësirë u hodh në vitin 2004 kur Richard Branson ku bleu pesë anije hapësinore për këtë qëllim. Që nga ajo kohë, nisja e ekspeditë së parë turistike është shtyrë vazhdimisht. Fillimisht u përfol për në 2007, më pas u shty për në 2009, nga 2009 kaloi për në 2011, ndërsa planet aktuale janë për në 2013. Lista e personave që kanë paguar që në vitin 2006 200 mijë eurot për të ndërmarrë udhëtimin turistik special ka shkuar në 529 persona, të cilë më parë u janë nënshtruar trajnimeve për të qenë të përgatitur për jetesën dhe lëvizjen pa gravitet.