Shqiperia, nder vendet me pagat më te varfra ne Evrope

Vitin e kaluar, pagat më të vogla në kontinentin evropian përfitoheshin në Ukrainë, Moldavi e Shqipëri, ndërsa më të paguarit jetonin në Zvicër, Danimarkë e Norvegji.
Në renditjen e këtij viti duke përfshirë të gjithë vendet evropiane Shqipëria vazhdon të gjendet ndër vendet me pagë më të ulët në krahasim me fuqinë blerëse (mesatarja, 796 dollarë), bashkë me Ukrainën (841 dollarë) dhe Moldavinë (461 dollarë). Për më tepër, shteti moldav dhe ai shqiptar shfaqen tradicionalisht në disa renditje, si vendet me të ardhurat më të ulëta për punonjës përsa i takon Evropës. Kryesuese vazhdon të jetë Zvicra, që shkon në një mesatare page prej 7110 dollarësh për person. E dyta vjen Danimarka me 6628 dollarë dhe më pas Norvegjia me 6429 dollarë. Vendet më “të varfëra” mes më të pasurve janë Italia dhe Malta, respektivisht me 2,826 dollarë e 2,591 dollarë, krahasuar me fuqinë blerëse. Kurse shteti më “i pasur” mes të varfërve është Sllovenia me 2282 dollarë.