Druri më i frikshëm në botë

Ky dru mund të jetë rrënja e të gjithë të këqijave me sytë e frikshëm, gojë të hapur dhe një palë dhëmbë të thyer.
Ky dru që ta kallë datën gjendet në oborrin e një shtëpie pleqsh në Stowlangtoft të Suffolkut në Angli. Shumica mendojnë se ky lis mbi 10 metra i gjatë i përngjan Whomping Willow i cili gjendet në oborrin e shkollës Hogwarts të Harry Potterit. Por David Garnham, i cili e vërejti i pari këtë vepër të natyrës, thotë se më shumë i përngjan pikturës së Edvard Munch “The Scream”. “Vërtetë nuk e tregon bukurinë e natyrës dhe po ashtu thotë shumë se deri ku mund të mbërrijë imagjinata”, tha Garnham për gazetën Mail Online. /Telegrafi/