Ka mjaftuar kjo që ai të bëhej i famshëm në vendin e tij, duke u pritur edhe nga kryeministri në një takim të posaçëm, ndërkohë që shtypi lokal e ka pagëzuar me emrin "Mozarti i kompjuterit".
Që i vogël, Marko ka treguar aftësi jahstë të zakonshmes; në moshën 2-vjeçare dinte të lexonte e të shkruante, ndërkohë që katër vjeç dinte të fliste anglisht.
Prindërit e 8 vjeçarit drejtojnë një shkollë informatike dhe shpesh thërrasin djalin e tyre për të riparuar problemet me kompjuterat.
"Fëmijët në moshën e tij dinë ta përdorin kompjuterin, ndoshta më mirë nga sa mund ta imagjinojmë ne, por Marko është fëmijë me shumë dhunti"- ka treguar e ëma.
Sipas saj, ndryshe nga bashkëmoshatarët, Markos nuk i pëlqejnë videolojërat, por preferon matematikën dhe astronominë.
Për të informatika është si një lojë e thjeshtë fëmijësh, tregojnë për gjeniun e vogël. Ai i ka që tani idetë e qarta se çfarë do të bëjë në të ardhmen, që sigurisht kanë lidhje me këtë teknologji.
Marko i ka rrëmbyer rekordin një tjetër fëmije, një vajze indiane, e cila dhjetorin e shkuar kaloi testin "Microsoft Certified Professional".
Edhe indiania e vogël, që në moshën 3-vjeçare recitonte përmendësh 1300 strofa të poemes epike të Tamilit, e shkruar 2 mijë vjet më parë.