Në kryeqytetin libanez, Bejrut, është hapur një sallon bukurie për fëmijë.
Klientë të sallonit mund të jenë vetëm fëmijët nga katër deri në 12 vjet.
“Secila vajzë, e vogël ose e rritur, ëndërron që një ditë të bëhet nënë. Prandaj vajzat sillen si nënat duke u veshur pikërisht si ato. Ndërsa ky është vendi ku u plotësohen ëndrrat e tilla”,- ka deklaruar pronarja Hania Halvani, transmeton BW.
Ajo ka thënë se salloni ka punë, sidomos në raste ditëlindjesh të fëmijëve, dasma, festivale dhe festa fetare.