Peshon 300 Kg, Lëviz Me Ndihmën E 20 Zjarrfikësve

Reth 20 zjarrfikës në jugperëndim të Francës u mobilizuan sot për të nxjerrë nga banesa një person, i cili peshonte më tepër se 300 kilogramë, ndërsa një murator erdhi për të zgjeruar dritaren dhe për të mundësuar daljen e këtij personi, i cili kishte probleme shëndetësore.
“Personi, 48 vjeç, i cili banon në katin e 2-të të një ndërtese në Cazeres, në jugperëndim të vendit, duhet të shtrohet urgjentisht në spital për shkak të problemeve në frymëmarrje”, deklaroi kreu i komunës, Michel Oliva. “Doktori bindi pacientin e tij dhe gjithçka u organizua brenda ditës”, theksoi Oliva. Një murator, me kërkesë të komunës, fillimisht theu dritaren dhe zgjeroi hapësirën e saj, më pas rreth 20 zjarrfikës erdhën për të nxjerrë pacientin, i cili ishte i paralizuar. Zjarrfikësit e transferuan me vinç në një automjet të përshtatshëm për ta dërguar në spital. Personi deklaroi për shtypin lokal se nuk kishte dalë nga banesa e tij për më tepër se dy vjet.