U vra në festën e thirrur nga Facebook, varroset 17-vjeçari

Pak ditë më parë rreth 3000 persona u paraqiten në ditëlindjen e një adoleshenteje e cila kishte bërë njoftimin për miqtë e saj në Facebook.
Situata doli jashtë kontrollit, dhe si pasojë e rrëmujës që u krijua në një lagje të vogël të Colchester, Essex në Angli, gjeti vdekjen prej plagëve të një thike, Jay Whiston, 17 vjeç. Ai është përcjellë sot për në banesën e fundit. E veçanta e funeralit ishte që ai u varros i futur në një arkivol i dizenjuar me imazhe nga kukulla “Cookie Monster” marrë nga show për fëmijë “Sesame Street” që ishte dhe i preferuari i Jay.