Rihanna, aktorja e ardhshme në rolin vajza-Bond

Daniel Craig apo ndryshe siq e njohim në rolin James Bond, ka deklaruar për media se Rihanna është këngëtarja e cila më së miri do të luante rolin e vajzës Bond për krah tij.
Madje ai e ka quajtur këngëtare si perfekte për këtë rol, i pëlqen qëndrimi i saj por edhe zëri. Ai ka sugjeruar që në filmin e ardhshëm Rihanna ta merr përsipër këtë rol, mirëpo nga këngëtarja nuk dihet se a do ta pranojë këtë ofertë apo jo. Aktori është pyetur dhe për këngëtaren tjetër Beyonce, nëse do të ishte më e përshtatshme si e dashura e agjentit 007, por ai në çdo moment theksonte vetëm Rihanna.