Kënga fituese e Alban Skënderajt e vjedhur? (VIDEO)

Pas fitores në Këngën Magjike, janë shpërndarë edhe spekullimet për origjinalitetin e këngës së Alban Skenderajt. Disa kanë gjetur edhe këngën e cila dyshohet se ka qenë motiv dhe origjinal i “kopjes” së Alban Skënderajt.
Përndryshe Alban Skënderaj është njëri prej kantautorëve më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë, këngët e të cilit të gjitha kanë qenë mirë të pranuara nga publiku dhe të vlerësuara mjaft mirë nga kritikët. Këto janë vetëm spekullime, kurse ne më poshtë po ju prezantojmë këngën refuzoj të Alban Skenderajt dhe këngën greke të këngëtarit Petros Busulopulos që titullohet I agapi mu epa vradhi. Dëgjoni dhe vlerësojini vet./albtime Alban Skënderaj – Refuzoj