Tuna një mashkull-ngrënëse

Këngëtarja shkupjane, Tuna, nuk po mjaftohet me vëmendjen që ka tërhequr deri më tani dhe ajo po provon mënyra nga më të ndryshmet për t’i bërë të gjithë të flasin për të .
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke dashur ta kafshojë një mashkull në qafë. Ndonëse është kujdesur që mos ta zbuloj tërësisht as fytyrën e mashkullit e as të sajën, megjithatë, nga tiparet, vërejmë se vajza në fotografi është Tuna. “Ajo është një mashkull-ngrënëse. Të bën që të punosh shumë, të shpenzosh shumë. Të bën që të dashurohesh në të “, ka përshkruar Tuna veten në këtë fotografi. Këngëtarja e hitit “I Asaj”, tashmë është “profilizuar” si një vajzë kontraverse e cila provokon në mënyra të ndryshme. Pak kohë më parë, ajo madje pat fyer të gjitha vajzat shqiptare me rastin e festës së, “Halloween”, duke thënë se, të gjitha shqiptaret janë si dreqka.